Flash News

KRYESORE

Shembja e skelës. Punëtorët akoma nën rrënoja, ka shenja jete

Shembja e skelës. Punëtorët akoma nën rrënoja, ka

Policia ka konfirmuar se janë edhe dy punëtorë të mbetur nën rrënojat e skelave të pallatit dhjetë katësh, që u rrëzua tek rruga ‘Faik ‘Konica’.

Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se punëtorët kanë dhënë shenja jete. Ndëkohë po punohet për nxjerrjen e tyre nga rrënojat.

Dyshohet se shkaqet kryesore të kësaj ngjarje të kenë qenë kushtet e këqija teknike.

Kreu i Konfideratës së Sindikatave në Shqipëri, Kol Nikolla, tha se situata është shqetësuese pasi nuk ka siguri teknike në punë.

Sipas tij, ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk zbatohet.

Të fundit