Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit Kombëtar, mesazhi i Bashës për ndërkombëtarët: Mos mbyllni sytë

Shembja e Teatrit Kombëtar, mesazhi i Bashës për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se opozita është në krah të artistëve dhe qytetarëve të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Basha foli për një betejë të dyfishtë ditën e nesërme, opozita brenda në sallë dhe qytetarët jashtë Kuvendit.

“Na keni në krah dhe do na keni në krah deri në fitoren e kësaj beteje. Ne brenda sallës do bëjmë punën tonë, ju jashtë salle do bëni punën tuaj dhe të gjithë bashkë do ti japim zë kësaj aspirate të drejtë për të mbajtur teatrin dhe për të ndalur planin e grabitjes dhe të vjedhjes që e ka emrin Edi Rama dhe narkoshtet”, tha Basha.

Nga sheshi i Teatrit Kombëtar, Basha i bëri një thirrje edhe faktorit ndërkombëtar në vend që të mos mbyll sytë përpara kësaj situate teksa paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e mazhorancës atëherë opozita do të jetë e gatshme për ta ndalur me çdo formë e çdo çmim.

“Në qoftë se mazhroanca e sjell përsëri ligjin në parlament, ne prapë do t’ju ftojmë në një betejë. Unë i bëj thirrje trupit diplomatik dhe gjithë faktorit ndërkombëtar të mos mbyllë sytë para këtij atentati kushtetues dhe para këtij akti të thellë korruptiv dhe në qoftë se të gjitha këto nuk mjaftojnë të jeni të sigurtë që dhe ne do të jemi këtu me trupat tanë për t’ju kundërvënë me të gjitha mjetet, me çdo formë e me çdo çmim këtij akti mafioz dhe kriminal”, deklaroi Basha.

Të fundit