Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit Kombëtar, Policia shoqëron 20 artistë dhe aktivistë

Shembja e Teatrit Kombëtar, Policia shoqëron 20 artistë dhe

Të paktën 20 artistë dhe aktivistë janë arrestuar dhe shoqëruar në polici të cilët kanë shfaqur rezistencë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Midis të shoqëruarve është dhe aktori Neritan Liçaj, i cili ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërkohë që artistët dhe aktivistët e tjerë janë në komisariatet e ndryshme të kryeqytetit.

Midis të shoqëruarve ishte dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila pas daljes nga komisariati deklaroi se themelet e Teatrit Kombëtar do të jenë dhe fundi politik i Edi Ramës.

Të fundit