Flash News

KRYESORE

Shembja e teatrit, PD thërret në seancë dëgjimore Erion Veliajn

Deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, kanë thirrur në një dëgjesë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, sa i takon ligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar si dhe i jep privatit hapësirë publike për të ndërtuar.

“Kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, të cilët e kanë thirrur Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, duke shprehur shqetësimin se ligji I propozuar, ku ai ka rolin e negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.

Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar”, njofton Partia Demokratike.

Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.

Të fundit