Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit, Presidenti i PPE: Akt kundër vlerave europiane, mbështes PD-në

Presidenti i PPE-së, Donald Tusk ka reaguar ashpër kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në një shënim në Twitter, Tusk nënvizon rëndësinë e pavarësisë, lirisë së medias, si dhe luftës kundër korrupsionit, me theksin se duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë.

Presidenti i PPE-së dënon përdorimin e dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës.

Po ashtu Tusk shpreh mbështetjen për PD në luftën demokratike për një Shqipëri më të mire.

Postimi i plotë:

Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent.

Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm.

Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mire.

Të fundit