Flash News

KRYESORE

Shembja e Teatrit, reagon Komisionerja e BE: Duhet dialog para se të merret një vendim i pakthyeshëm

Shembja e Teatrit, reagon Komisionerja e BE: Duhet dialog para se të merret

Komisionerja e BE-së për Kulturën, Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak për të shembur godinën e e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim në twitter, Gabriel apelon institucionet përkatëse që të dialogojnë me ekspertët e trashëgimisë, përpara se të merret një vendim i pakthyeshëm për prishjen e godinës.

"Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merret një vendim i pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë.", thuhet në reagim. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta, i cili teksa ka shpërndarë postimin e Komisioneres, shkruan: Dëgjoni zërin e vërtetë të Europës!

Të fundit