Flash News

KRYESORE

Shembja e teatrit, Zhupa: Ju tregoj si Veliaj po përdor kompani private për të pastruar skenën e krimit

Shembja e teatrit, Zhupa: Ju tregoj si Veliaj po përdor kompani private

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun Veliaj se po vë në funksion kompani private për t’ju shmangur të vërtestës me shembjen e teatrit.

Në një reagim në Facebook, Zhupa, referuar dokumenteve tregon se kamionët që po punojnë pranë teatrit janë në pronësi private të 2 kompanive të ndertimit  “ARB & Trans 2010”  sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k!

Reagimi i plotë

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit.

Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencen e shëmbjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumenta, pa tender, pa pagesë të deklaruar!

Referuar dokumentave që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionet janë në pronësi private të 2 kompanive të ndertimit  “ARB & Trans 2010”  sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të rradhes do ju japi këtyre kompanive për ndertim si përgezim për punën e palodhur në shëmbjen e Teatrit Kombëtar?

Të fundit