Flash News

KRYESORE

Shembja e TK, Basha del me vendimin e ri pas mbledhjes me aleatët: Do të rinimim protestat kombëtare

Shembja e TK, Basha del me vendimin e ri pas mbledhjes me aleatët: Do

Kreu i PD, Lulzim Basha njoftoi se opozita jashtëparlamentare ka vendosur t’u rikthehet protestave kmombëtare.

Vendimin e bëri të ditur kreu i PD, pas mbledhjes urgjente me aleatët, për shkak të protestave dhe tensioneve të krijuara sot që në mëngjes me shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Vendimi ynë i parë sot është mbështetja për protesat për aleancën për teatrin dhe nisja e organizimit nga opozita të protestave qytetare kombëtare.

Duke nisur me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunua teatri, u përgatit flijimi i lirive të cdo qytetari. Ky është vendimi ynë i parë. Dua të riktheksoj angazhimin me shkrim të opozitës së bashkuar angazhimin se nesër në pushtet, do të siguroj se me gjitha forcmat ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarje duke filluar nga Rama deri te i keqpërdoruri i fundit.

Synimi ynë është që këtë zemërim kur kemi parë njerëzit që kanë mbrojtur me vetëmohim një pasuri kombëtare të trajtohen në këtë mënyrë, ndaj rruga për ta shporrur është ruga e bashkimit të shqiptarëve dhe largimi me votë. Është kohë e vështirë për të gjithë”, tha Basha.

I pyetur se si do të procedohet me protestat në kushtet kur gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë deri në 23 qershor, Basha tha se do të merren masat për të respektuar kushtet higjenike.

“Duke respektuar kushtet higjenike. Do bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkohen për të protestuar kundër këtij regjimi”, tha Basha.

 

Të fundit