Flash News

KRYESORE

Shembja e TK, dhjetë teatro në Kosovë ndërpresin shfaqjen në shenjë proteste

10 teatro në Kosovë kanë anulluar shfaqjet e tyre për tu solidarizuar me Teatrin Kombëtar i cili u shemb në orët e para të mëngjesit.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare në Facebook e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream.

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, shkruhet në njoftim.

Të fundit