Flash News

KRYESORE

Shembja e urës në Genova, nën hetim 20 persona dhe kompania që ndërtoi autostradën

Shembja e urës në Genova, nën hetim 20 persona dhe kompania

Pas shembjes së urës “Morandi” në Genova të Italisë, Prokuroria e Genovas ka vënë nën hetim 20 persona, përfshirë edhe përfaqësues të kompanisë që ndërtoi autostradën, ‘Spea Engineering’.

Sipas “Il Corriere della Sera”, akuzat ndaj këtyre personave janë për vrasje të qëllimshme apo fatkeqësi të qëllimshme kolektive në rrethana të rënduara për mosrespektimin e normave në infrastrukturë.

Kujtojmë se në tragjedinë e urës Morandi më 14 gusht, humbën jetën 43 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

Të fundit