Flash News

KRYESORE

Shembja e urës së Drojës në Mamurras, flasin ekspertët: Ishte amortizuar

Shembja e urës së Drojës në Mamurras, flasin ekspertët:

Eksperti i Drejtorisë së Emergjencave në prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj, është shprehur se ura e Drojës në Mamurras është shembur për shkak të amortizimit nga vitet dhe jo nga cilësia e dobët e punimeve. Ai tregon se kjo urë e ndërtuar në vitin 1930 i ka dhënë shenjat e para të amortizimit në vitin 2014.

Ekspertët e emergjencave civile kanë deklaruar se shembja e Urës së Drojes në Mamurras është shkaktuar nga prurjet e shumta të lumit dhe amortizimit të saj për shkak të vjetërsisë. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet e emergjencave civile, pas verifikimit të situatës në terren.

 “Po është nga vërshimi i ujit dëmtimi i urës në Drojë, madje ka vite që ka dhënë shenjat e para, një problem të tillë e kemi pasur në nëntor të vitit 2014, atëherë ka dhënë dëmtimet e para, por mbi bazën e një mirëmbajteje,” tregoj Mhillaj.

Mhillaj thotë se duhet ndërhyrje në dy anët e argjinaturës së Lumit Droja, pasi është një kërcënim serioz për përmbytje.

“Ne si qark kemi ndërhyrë në polin e kullimit me makineri të rënda,  në atë pjesë të argjinaturës së lumit Droje të dëmtuar në fundoren e tij. Specialistët kanë dhënë mendimin e tyre, do ndërhyhet në të dyja argjinaturat për të eliminuar të gjitha pasojat,” u shpreh Mhillaj.

Ura e Drojes e cila u shemb pak ditë më parë është ndërtuar rreth viteve 1930 dhe që prej asaj nuk është kryer asnjë ndërhyrje tjetër. Shembja e sajë ka bllokuar lëvizjen në rrugën nacionale Laç-Thumanë, ndërkohe që ende nuk dihet se kur do të nisë puna për rindërtimin e saj.

Të fundit