Flash News

KRYESORE

Shembjet në Dhërmi, presidenti grek: Shqipëria po na provokon

Shembjet në Dhërmi, presidenti grek: Shqipëria po na provokon

Pas kërcënimeve të deputetit grek të partisë ‘Demokracia e Re” dhe reagimeve të minstrisë së jashtme greke për shembjet e objekteve në Dhërmi, reagimi i radhës vjen nga presidenti grek Prokopis Pavlopoulos. Ky i fundit ka shprehur indinjatën e tij për shembjet, duke thënë që të drejtat e minoritetit etnik grek duhet të respektohen absolutisht nga Shqipëria. Reagimin e tij presidenti grek e ka bërë gjatë fjalës së tij në kongresin e epirotasve të diasporës, që po mbahet në qytetin e Prevezës.

“Greqia e mban vështrimin tek bashkëkombasit tanë dhe i garanton se ashtu siç vetë Greqia respekton dhe zbaton me përkushtim të drejtën europiane dhe ndërkombëtare, të njëjtën gjë pret edhe nga Shqipëria, përderisa kjo dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, ka theksuar presidenti grek.

Të fundit