Flash News

KRYESORE

Sheme Lulo dhe Harry Fultz/ Drejtorit të Ujësjellësit nuk i mjaftoi eksperimenti i amerikanit, kërkoi ta testonte vetë

Sheme Lulo dhe Harry Fultz/ Drejtorit të Ujësjellësit nuk i

Deklarata e drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lulo po ngjall në rrjetet sociale atë reagim të ashpër, i cili nuk u ndje në qytetin bregdetar kur ai në mënyrë arbitrare vendosi të eksperimentojë duke ndërprerë për tre ditë furnizimin me ujë të pijshëm.

“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”, deklaroi Lulo me mburrje, pasi u pyet nëse mjafton 8 orë në ditë për të furnizuar Sarandën me ujë të pijshëm.

Por një eksperiment i ngjashëm pretendohet se është zhvilluar me shqiptarët edhe në vitet 1930, nga amerikani Harry Fultz.

Gjatë kohës që drejtonte Shkollën Teknike në Tiranë, Fultz vendosi fillimisht t’u jepte studentëve një menu me ushqime të pasura dhe më pas filloi t’i hiqte nga një produkt në ditë, deri sa u dha vetëm bukë për të ngrënë. Përgjatë këtyre ditëve, asnjë nga studentët shqiptarë nuk ngriti zërin dhe të protestonte.

Pas eksperimentit, Harry Fultz u shpreh: “Lum kush do ta qeverisë këtë popull”.

Pak vite pas eksperimentit të Fultz, në Shqipëri erdhi në pushtet Enver Hoxha dhe pjesa tjetër është historia e Sheme Lulos. 

Të fundit