Flash News

KRYESORE

Shemsi Prençi: Zjarret janë të qëllimshme, 90% nga dora e njeriut

Shemsi Prençi:  Zjarret janë të qëllimshme, 90% nga dora e

Që prej fillimit të korrikut zjarret vazhdojnë të djegin ha të tëra me pyje, shkrurre apo bimësi tjetër. Sipërfaqe të mëdha toke janë djegur dhe vatra të tjera zjarri vazhdojnë të jetë aktive, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, në qytete e fshatra, në male e fusha.

Çdo ditë, kohët e fundit, janë mbi 10 vatra të reja zjarri të cilat aktivizohen në pjesë të ndryshme të vendit, shpesh herë edhe duke rrezikuar seriozisht banesat në fshatra e qytete.

Shemsi Prençi, Kreu i Emergjencave Civili i bën thirrje njerëzve që të bëjnë kujdes dhe t’i largojnë duart nga zjarret.

Në një intervistë për Report Tv, Prençit tha se rreth 90% e zjarreve janë të shkaktuara nga dora e njeriut dhe jo për shkaqe natyrore.

“Shkaqet e rënies së zjarreve nuk janë të rastësishme dhe as nga faktorë natyralë. Nga eksperienca ime ka dorë kriminale. Kur zjarri vihet në kurorën e gjelbër të Shëngjinit ka dorë kriminale për ta kthyer në zonë të djegur për ta shfrytëzuar më kollaj për turizëm.

Zjarri në pyjet e Lurës mund të jetë me qëllime kriminale, në kurorën e gjelbër të Beratit nuk mund ta quaj të rastësishme sepse ishin mbi 10 vatra zjarri. Nuk mund të ndodhi zjarr nga faktorë natyral në orën 22:00 në Tepelenë. Unë them nuk janë nga pakujdesia por dorë kriminale dhe duhet kushtuar më shumë kujdes. Ka pasur raste arrestimesh por kërkohet një vëmendje më e madhe e qeverisë”, tha Prençi.

“I duhet bërë apel të gjithë drejtuesve të bashkive, pavarësisht se trashëguan një shërbim zjarrfikës pa kapacitet teknike, ata duhet të planifikojnë fonde për ngritjen e kapaciteteve teknike të shërbimit zjarrfikës.

Një pjesë e mirë e bashkive ka një angazhim për t’u vlerësuar. Por sa pjesë e buxhetit të tyre ka zënë mbrojtja nga zjarret. Nëse kujtohemi vetëm kur vjen zjarri apo uji, aty nuk kemi së çfarë të bëjmë më”, shprehet Prençi.

Ai bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes me zjarret në këtë periudhë pasi vera e nxehtë do të vazhdojë.

Të fundit