Flash News

KRYESORE

Shën Valentini ‘i dehur’, sa ishte numri i shoferëve që udhëtuan nën efektin e alkoolit më 14 shkurt

Shën Valentini ‘i dehur’, sa ishte numri i shoferëve

Policia e Shtetit, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook njofton se gjatë aksionit në mbrëmjen e 14 shkurtit, e cila korrespondon me festën e Shën Valentinit dhe orëve të para të mëngjesit të datës 15 shkurt janë evidentuar 8 raste të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Sipas policisë segmenti më problematik ka qenë ai Sauk-Teg dhe unaza e re në tërësi, që ishte kthyer në pistë që ishte kthyer në pistë për gara shpejtësie dhe vrastare për jetën, siç shkruan policia.

Prej 5 orësh kontroll me radar, vetëm një Leje Drejtimi e pezulluar për shpejtësi 122 km/h dhe 4 masa administrative për shpejtësi nga 110 km/h deri në 116/km.

Kontroll është ushtruar edhe me drager për parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apa në gjendje të dehur.

Gjatë mbrëmjes së 14 shkurtit dhe orëve të para të mëngjesit të datës 15 shkurt janë evidentuar vetëm 8 raste të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.43 mg/l ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 16 shkurt vetëm tre raste që varionin nga 0.26 mg/l deri në 0.33 mg/l, asnjë drejtues mjeti i arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur as natën e festës e as gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm”, njofton Policia.

Të fundit