Flash News

KRYESORE

Shën Valentini kalohet i lumtur edhe në shtëpi

Shën Valentini kalohet i lumtur edhe në shtëpi

Megjithëse shumë çifte kërkojnë të kalojnë ndryshe ditën e të dashuruarve, Shën Valentin, jo domosdoshmërish duhet të dilni apo të shpenzoni para në udhëtime apo dreka e darka. Çiftet përpiqen që në këtë ditë të kënaqin në maksimum partnerin duke e surprizuar dhe kaluar ditën me të. Por jo të gjithë kanë luksin për të festuar “Shën Valentinin” në vende turistike apo të dalin në restorante të shtrenjta. Disa preferojnë shtëpinë si vendin ideal ku me pak kosto ja dalin të kënaqen.

“Your Tango” jep 5 sugjerime që do ju ndihmojnë të kaloni një festë shumë të bukur edhe në shtëpi:

Gatuani së bashku

via GIPHY

Ktheni shtëpinë në restorantin më të bukur në botë. Nuk ka gjë më të këndshme se sa të hash ushqim nga dora e partnerit.

Mos bëni presion për dhurata

via GIPHY

Jo të gjithë janë të prirur të zgjedhin dhuratat e duhura. Në momentin që partneri juaj ka zgjedhur një dhuratë që nuk ju pëlqen, mos ja thoni. Kjo do të prishë entuziazmin.

Bëni dush me flluska

via GIPHY

Një dush i ngrohtë, me flluska dhe aromatizues do ju bëjë më pasionante. “Shën Valentini” është dita perfekte për të treguar sa romantikë jeni.

Bëni një shëtitje të shkurtër

via GIPHY

Shëtitjet për krahu ju bëjnë melankolikë dhe ju lejojnë të mendoni më gjatë. Një bisedë me tone të ulta do ju ngrohë shpirtin.

Lini në dhomën e gjumit vetëm gjëra të bukura

via GIPHY

Çdo gjë që ju duket e tepërt largojeni nga dhoma e gjumit. Zbukuroni krevatin me petale dhe mundohuni të vendosni ndonjë qiri nëpër shtëpi. Mos harroni t’i fikni në fund.

Të fundit