Shndërruan shkollën e kalërimit në laboratorin më të madh të drogës në vend, prodhonte 200 kg kokainë në ditë me vlerë 4.5 – 6 mln euro

Policia hollandeze ka zbuluar laboratorin më të madh të drogës në vend, të ndërtuar në një ish-shkollë kalërimi. Mësohet se, laboratori mund të prodhonte 150-200 kg (330-440lbs) kokainë në ditë, e cila arrinte vlerën në tregun e zi rreth  4.5 deri në 6 milion €.

“Ky është laboratori më i madh i kokainës i gjetur ndonjëherë në Hollandë”, është shprehur shefi i policisë Andre van Rijn, ndërsa vlerësimi është bërë bazuar në “numrin e njerëzve që punonin atje, instalimin, madhësinë, paraqitjen dhe pajisjet” e gjetura në stallat e konvertuara në Nijeveen.

Po ashtu, gjatë operacionit të zhvilluar të premten e kaluar në Veri të vendit janë arrestuar të paktën 17 të dyshuar, raporton BBC.

Veç pajisjeve dhe dhjetëra-mijëra litra kimikate, oficerët gjithashtu deklaruan se në vendngjarje janë gjetur edhe 100 kg kokainë dhe 120 ton “material bartës”, e cila kryesisht përshkruhet si një lloj veshje që mund të shoqërohet me kokainë. Ilaçi hiqet më pas në një proces kimik në momentin që “paketimi” mbërrin në destinacion.

Policia holandeze bën me dije se, 1 prej 17 të arrestuarve ishte pronari i objektit në të cilin po zhvillohej aktiviteti. Ndërkaq, raportohet se personat ishin shtetas me nënshtetësi kolumbiane. Ata pritet të dalin përpara drejtësisë këtë të mërkurë edhe të enjte.