Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shengeni Ballkanik, Rama: Sot jam tradhtari i përkryer, po të propozoja aktin e ri Kosovë-Serbi do më ishte prerë koka
Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë edhe te Shengeni Ballkanik gjatë bashkëbisedimit në Këshillin e Atlantikut.
Ai tha se momentalish cilësohet si ‘tradhtari i përkryer’, sipas tij nga ata që nuk e kuptojnë.
“Për momentin jam tradhtari i përkryer në imagjinatën e atyre që nuk e kuptojnë, që nuk mund të ndërtosh paqe me instrumente dhe armë që ke luftuar për liri. Ajo që po përpiqemi të bëjmë dhe duhet të vazhdojmë para, patëm edhe bisedime me sekretarin e shtetit Pompeu që këtë Shengen rajonal ta çojmë para. Është Shengen rajonal për të theksuar projektin e zbatimit të 4 lirive të BE në rajonin tonë, mallrave, kapitaleve, shërbimeve dhe njerëzve, shkurtimi i kohës për mallrat edhe njerëzve është e mirë për të gjithë”, tha Rama, ndërsa mori shkas edhe nga dokumenti i dakordësimit mes Lufthansës dhe qeverive të Serbisë dhe Kosovës për një linjë ajrore të drejtpërdrejtë Prishtinë - Beograd.
“Ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të vendosur fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë, por po ta kisha thënë unë, ndoshta do të më kishin prerë kokën. Në metodikën e re ka ishte një pikë që ka të bëjë me fqinjësinë, me sjelljen e fqinjësisë së mirë. Nuk shkojmë askund nëse izolohemi në tregjet tona të vogla dhe e shohim njeri tjetrin me syrin e asaj që ka ndodhur në të shkuarën. Kjo nuk do jetë minues i dialogut Kosovë Serbi, qysh prej ditës së parë e kam thënë se Serbia duhet ta njohë sa më shpejt Kosovën. Pra, Kosova është realitet dhe Serbia duhet të çlirohet nga ky makth dhe ta njohë”, u shpreh kryeministri.