Flash News

KRYESORE

Shëngjin/ Gurë nga mali bien mbi autobus, plagosen dy gra

Shëngjin/ Gurë nga mali bien mbi autobus, plagosen dy gra

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Disa gurë janë shkëputur nga skarpati i malit dhe kanë rënë mbi pjesën e pasme të autobusit. Për pasojë, dy gra janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se autobusi po transportonte punëtorët e një fabrike peshku për në punë.

Tragjedia në Torovicë

Disa muaj më parë tre persona humbën jetën, pasi një masiv shkëmbor ra mbi një automjet fuoristradë. Për pasojë humbën jetën Edmond dhe Valentin Zefi (përkatësisht 31 dhe 29 vjeç) ndërsa viktima e tretë, Alda Gjergji, 21-vjeçe ishte bashkëshortja e Valentinit.

Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është se gruaja e cila humbi jetën ishte shtatzënë në muajin e shtatë. Ajo po udhëtonte në shoqërinë e bashkëshortit dhe vëllait të tij në drejtim të prindërve të saj në një fshat aty pranë, kur mbi automjetin e tyre ra një shkëmb i përmasave të mëdha.

 

Të fundit