Flash News

KRYESORE

Shënim/ Djegia e madateve si 'fundi' dhe 'fillimi i historisë'

Shënim/ Djegia e madateve si 'fundi' dhe 'fillimi i

Në një vednim dhe lëvizje të konsideruar nga të gjithë si të paprecedent, Lulzim Basha doli para medias të dielën e shkuar për të kumtuar atë që shpesh ishte dëgjuar, por asnjëherë besuar: do t'iu propozoj forumeve të larta të Partisë Demokratike dorëzimin e mandateve parlamentare.  

Lëvizje ekspozonte opozitën, por më shumë denonconte kundërshtarin politik, kryeministrin Rama. 

-Të shtunën e 16 shkurtit opozita kishte thirrur mbështetësit e vet dhe të gjithë qytetarët, të paangazhuar apo socialistë të zhgënjyer, për t'i bërë sfidë Edi Ramës dhe asaj që ajo konsideronte 'qeveri e korruptuar dhe e zhytur në krim'. Reagimi popullor u pa i qartë. Një protestë masive, në numra rekord që kapi shumë shpejt valët e rrjeteve mediatike më të fuqishme ndërkombëtare. Pas bojës së nënkryetarit të parlamentit hedhur në fytyrën e  kryeministrit, protesta e së shtunës, thirrur nga Basha, u bë ngjarja e dytë që i hapte dyert zhvillimeve në Shqipëri në median e huaj, të cilat i anashkolojnë ngjarjet 'jodomethënëse ' nga vendet e vogla.

Protesta zgjati rreth pesë orë, pavarësisht një reagimi en block të selive diplomatike në Tiranë ku dënohej dhuna, edhe pse cilësohej si e drejtë legjitime protesta.

-Të dielën, pa u ulur mirë temperaturat e protestës, Lulzim Basha bëri lëvizjen ndoshta më domethënëse të jetës së tij politike: i propozoi grupit parlamentar djegien e mandateve, si mesazhin më të qartë të nxjerrë nga protesta e një dite më parë. Partia Demokratike reagoi shumë shpejt dhe në ditët në vijim kryetari i demokratëve kuptoi se kishte patur të drejtë, të paktën për të mbledhur nën një çati shtëpinë e vet. Mesazhi i këtij akti të fortë u mirëprit edhe në publik. Pavarësisht propagandës qeveritare, dorëzimi i mandateve u pa si gjest sakrifice, i lënies së privilegjeve dhe mbrojtjes që sjell statusi i deputetit.

-Të hënën u mblodh grupi parlamentar i PD dhe me votë unanime (hiq një bishtnim të mëvonshëm të deputetit të Lushnjës, Myslym Murrizi) u pranua propozimi i kryetarit Basha për heqjen dorë en block nga mandatet, si hap zhbllokues drejt qeverisë tranzitore që ishte një ndër kushtet e opozitës për të dalë nga kriza dhe për të siguruar zgjedhje të ndershme. Kryeministri Rama e konsideroi blof thirrjen e kundërshtarit të tij politik. Ai e pa veten mbrapa disa lëvizje shahu, një sport me të cilin e krahason shpesh politikën, kur Basha vazhdoi me vendosmëri duke gjetur gjuhën edhe me aleatët. Deputetët e LSI ishin të parët që deklarun se qenë të gatshëm të dorëzonin mandatet bashkë me demokratët.

-Të martën, edhe kryesia e PD e votoi, pa asnjë zë kundër, propozimin e Bashës. Vendimi i forumeve të larta demokrate në mbështetje të kryetarit u prit me me kritika nga ndërkombëtarët, por kjo pritej. Siç pritej që të huajt nuk mohuan manuipulimin dhe blerjen e votave nëpërmjet përfshirjes në zgjedhje të elementëve të inkriminuar. Basha, ndërkohë që i mëshonte mesazhit se nuk ka kthim pas, e bëri refren të daljeve publike një pjesë të fjalimit të Getisburgut të presidentit amerikan Lincoln 'qeveri e njerëzve nga njerezit dhe për njerëzit". Duke shtuar se në kushtet shqiptare kjo ishte shndërruar në 'një qeveri e krimit, nga krimi dhe për krimin".

Ajo që kërkonte të thoshte kryetari demokrat ishte se filozofia e tij ishte liria dhe se ky ishte një leksion i 'etërve themelues' të Amerikës.

-Të mërkurën në oborin e selisë blu qindra mbështetës të opozitës i dhanë ngjyrat e një mitingu dhe pritën aty daljen me një vendim, edhe ky unanin, të Këshillit Kombëtar të PD. Dorëzim mandatesh.

Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi bënë publike formularët e dorëzimit të madateve me firmat e tyre për të thënë se 'nuk ka më kthim pas'. Të nesërmen, opozita kishte lajmëruar një tjetër protestë te Kuvendi i Shqipërisë dhe  Edi Rama rrethoi me tela me gjemba ndërtesën e cila prej nesër do të ishte vetëm e grupit të tij parlamentar dhe disa 'bishtëzave' artificiale. Kryetari i parlamentit anuloi seancën plenare. Mediat pro qeverisë filluan të inskenojnë një skenar maqedonas të opozitës sipas të cilit do të pushtohej parlamenti dhe do të kishte dhunë.

-Të enjten e 21 shkurtit farsa e propagandës qeveritare ra nën peshën e vet. Në disa mijëra, protestuesit dëgjuan dhe duartrokitën deputetë e opozitës tek shpallën publikisht vendimin për dorëzimin e mandateve. Pa prekur asgjë, ata shoqëruar kryetarin e opozitës, Basha drejt kryesisë së Kuvendit ku u dorëzua zyrtarisht një dosje me të gjitha mandatet e vetërevokuara. Dhuna e vetme ishin thirrjet “Rama ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” etj.

Duke i lënë në dorë një shtet unipartiak Edi Ramës, Lulzim Basha u ka ofruar aktorëve politikë të brendshëm dhe partnerëve ndërkombëtarë shpatën e duhur për ta prerë këtë nyjë gordiane që i është mbeledhur në fyt demokracisë shqiptare. Nënteksti është i qartë: kur të ketë mbaruar punë me rrëzimin e demokracisë, Edi Rama do të jetë kërcënim edhe për stabilitetin.  

 

Të fundit