Flash News

KRYESORE

Shënim/ Kanabizimi dhe Xhafaj. A po përdoren dy standarde gjykimi?

Shënim/ Kanabizimi dhe Xhafaj. A po përdoren dy standarde gjykimi?

Në këto pesë vite, në morinë e kritikave ndaj qeverisë, të majtë, të djathtë, e të paparti, kanë qenë ‘në një mendje’ sa i takon kanabizimit të vendit. Kush në publik, e kush nën tavolinë, të gjithë pranojnë se gjatë 2015-ës dhe 2016-ës pati një ‘bum’ të lulëzimit të kanabisit që u shtri në të gjithë territorin e vendit.

Për shkaqet e këtij fenomeni, palët ndahen, opozita (të djathtët) e cilëson si një plan qeveritar, më të moderuarit e socialistëve shprehen se fenomeni doli jashtë kontrollit të autoriteteve të shtetit, duke e drejtuar gishtin nga ish-ministri i Brendshëm, ndërkohë që për të majtët e ‘majtë’ kultivimi ka ekzistuar edhe më parë, por deri këtu, pa dhënë shpjegime pse gjatë këtyre dy viteve u përhap në të gjithë vendin. Palët bashkohen sërish tek dëmet që sjell kanabizimi i vendit.

Rasti Xhafaj i ngatërron sërish kartat. Opozita (të djathtë) janë në të njëjtën llogore, ministri i Brendshëm duhet të largohet, vëllai i tij është dënuar për trafik droge, madje, sipas të djathtëve, e ka vijuar aktivitetin edhe në momentin që vëllai i tij u zgjodh në krye të ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër, disa prej atyre që ishin kundër kanabizimit, rreshtohen në mbështetje të ministrit të Brendshëm, pavarësisht akuzave.

Avokati Spartak Ngjela, ish-deputeti Koço Kokëdhima dhe gazetari Skënder Minxhozi, janë tre emra, që në publik, janë shprehur kundër kanabizimit gjatë dy viteve më parë duke e pranuar atë si fenomen, ndërkohë që kanë një tjetër linjë sa i takon rastit të ministrit Xhafaj.

Në kulmin e akuzave, avokat Ngjela e cilësoi Xhafajn (të madhin) si kurajoz ndërsa për situatën e vëllait të tij solli si shembull rastin e vëllezërve Klinton. Kokëdhima, i cili ishte për legalizimin e kanabisit, e pranoi përhapjen e fenomenit gjatë 2015-ës dhe 2016-ës, ndërkohë që sa i takon ministrit aktual të Brendshëm, në daljen e fundit televizive, tha se Xhafaj po sulmohet nga rilindja teksa vlerësoi punën e tij. Edhe gazetari Minxhozi e mbështeti ministrin Xhafaj pas akuzave ndaj tij ndërkohë që më herët ka kritikuar përhapjen e kanabisit.

A kemi të bëjmë me dy standarde gjykimi? Me shumë gjasa po.

Të fundit