Flash News

KRYESORE

Shënim/ Rama nuk po qeveris, po tregon akoma si do qeverisë

Shënim/ Rama nuk po qeveris, po tregon akoma si do qeverisë

Në sloganin “Puna për Shqipërinë që duam, llogaridhënia publike e qeverisë”, Edi Rama nisi sot turin e atyre që ai i quan dëgjesa publike. Këto takime, vijnë vetëm tetë muaj pasi kryeministri brodhi ‘cep më cep’ nëpër Shqipëri duke kërkuar votën për një mandat të dytë.

Krahas kësaj, një gjë të ngjashme, kreu i qeverisë dhe ekipi i tij i ministrave e bën thuasje çdo muaj, me shëtitjet e Këshillit të Ministrave nëpër qarqe të vendit. Një formë të ngjashme komunikimi, Rama e bëri menjëherë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku të gjithë të zgjedhurit e rinj për gati një muaj zhvilluan takime me banorë për tu njohur me shqetësimet e tyre.

Por paradoksi në gjithë këtë tur, të nisur së fundmi nga Rama, qëndron pikërisht tek mënyra e ndërtimit të këtyre takimeve. Pasi njihet me shqetësimin që qytetarët i ngrenë teksa marrin mikrofonin, Rama ‘jep zgjidhjen’ në versionin ‘makro’ të çështjes. Në gjithë këtë shfaqje që ‘kërcet’ është pikërisht roli që merr Rama. Kryeministri tregon si do qeverisë duke mos marr në konsideratë faktin që ai është duke qeverisur, dhe këtë gjë po e bën që prej 2013-ës./Politiko.al

Të fundit