Shënim/ Teza e ‘fitores’ që artikuloi Gjekmarkaj dhe huazoi Basha: A qëndron dhe, pse, paqja ashtu si lufta, kërkon b…ë

Politiko.al

Në një shkrim në gazetën Panorama analisti Agron Gjekmarkaj e cilësonte fitore marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për Reformën Zgjedhore. Sepse, arsyetonte Gjekmarkaj, parlamenti delegjitimohej dhe bojkoti i PD jepte më në fund frute. Kryetari i PD, që ka qenë në zor për të gjetur teknika komunikimi që do të shisnin te publiku një marrëveshje të re me Ramën, e ka rimarrë tezën e Gjerkmarkajt dhe e ka përsëritur në Kolegjin e Kryetarëve (krerëve të degëve të partisë) të thirrur pasditen e së mërkurës.

Analistët që kanë b…ë, ka thënë Basha sipas burimeve të Politiko duhet ta trajtojnë marrëveshjen si fitore të opozitës dhe si delegjitimim të Parlamentit. Thënë më qartë: parlamenti duke dalë nga institucioni dhe duke u ulur me përfaqësuesit e opozitës në një mjedis neutral si Pallati i Kongreseve është ‘dorëzuar’.

Basha me anë të këtij lejtmotitvi ka dashur, jo vetëm të qetësojë të vetët, duke u dhënë një fitore në tavolinë, por edhe të kompleksojë analistët duke u thënë se, nëse mbroni një tezë tjetër veç kësaj ‘jeni të shitur te Rama’.

Agron Gjerkmarkaj, i ftuar mbrëmë në Real Story në News 24, ka ngulmuar se nuk ia ka marrë ai Bashës tezën, por është e kundërta, Basha po përdor tezën e tij.

Pavarësisht e kujt është teza dhe pavarësisht s e ajo përdoret për qëllime të ndryshme nga analisti dhe politikani, ajo që i intereson diskutimit është vërtetësia e saj. A qëndron ideja se opozita duke i marrë këtë marrëveshje shumicës delegjitimoi atë institucion që u nis të nxirrte nga shinat më 17 shkurt të vitit të shkuar kur braktisi parlamentin?

Kjo e vërtetë ka dy gjysma të cilat komplotojnë kundër njëra-tjetrës. Sa ç’është e vërtetë se opozita  e tërhoqi shumicën në fushë asnjanëse për të diskutuar dhe miratura së bashku Reformën Zgjedhore po aq  qëndron edhe e kundërta.

Shumica ‘e futi opozitën në Parlament’ sepse aty do të jetë vula e fundit që do të certifikojë vullnetin politik për marrëveshje të palëve. Madje ‘futja në Parlament’ dhe në sistem duket se është qëllimi i marrëveshjes.

Marrëveshja nuk ka pse të jetë fitore sa kohë që mjafton të jetë armëpushim. Basha e futi partinë e vet dhe opozitën në një përballje të cilën nuk mundi ta çonte deri në fund, as si luftë dhe as si paqe. Duke iu trembur gëzimit të kësaj të fundit, nisur nga precedenti i ‘muajve të mjaltit’ të verës 2017, Basha bërtet ‘fitore’ dhe kërkon b…ë te të tjerët. Nga droja se mos të tjerët i vërejnë pikërisht këtë mungesë.