Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shënime nga protesta: Ku pati njerëz dhe diell, Majlindë e Jozefinë. Por, jo dhunë
Alfred Lela
Nuk e di pse motivi lasgushian 'mora shoqezën përkrah, matmë rrugën ca nga ca', më shoqëron, teksa çapitemi nën rrezet e forta të diellit të mesditës, përreth ABA Center, në krahun e Pallatit të Kongreseve, para Rognerit, për tu hedhur në krahun tjetër, në trotuarin anash Kryesisë së Kuvendit.
I bëmë vend vetes në një 'ishull' ku ngjeshja e njerëzve të mos na pengonte të ishim në protestë, por njëheri të vrojtonim skenën dhe prapaskenën.
Kamerat e televizioneve ishin pozicionuar lart mbi kokat e njerëzve; në lartësinë e skenës së vendosur në 'kurriz' të Çadrës. Skena ishte një kompozim spartan: Platforma, fonia në të dy anët, dhe mbrapa shkaba e madhe e flamurit kombëtar. Para kësaj shkabe filluan të ngjiteshin me radhë folësit. Secili fliste mendjen e vet, dhe nëpërmjet brengës së vet jehonte në shqetësimin e përbashkët.
E para, një grua në moshë, iu mbajt skenës dhe turmës me lehtësinë e një të sprovuare me agorat. Të tjerët vijnë me radhë, pedagogë, studentë, të rinj e të reja, aktivistë, të pushuar nga puna. Njerëz. Shqiptarë.
Jeta vazhdon edhe poshtë skenës. Një grua alivanoset diku në hapësirën mes Gjykatës Kushtetuese dhe dy Kullave. Shoqja (ajo me të cilën matmë rrugën) largohet për të dhënë një ndihmë; më saktë, për t'iu përgjigjur instinktit më të thellë brenda gruas: dhembshurisë. Sa mirë, më tha kur u kthye, që kish qëlluar afër Halim Kosova i cili i dha ndihmën e parë gruas.
Por, edhe ajo e kish bërë të vetën: duke marrë në telefon Urgjencën. (A thua ta kenë ndaluar demokratët edhe atë ambulancë?!).
Dy gra të tjera, askund afër alivanisë, janë vendosur mu në buzë të turmës; sikur me trupat e lënë të lirë në kufijtë e ngjarjes, duan të japin shenjën e të qenit brenda dhe jashtë; edhe këtej, edhe andej. Trupat e tyre nuk rezonojnë njëlloj me turmën, megjithatë.
Majlinda Bregu, me syze dielli, e veshur me kujdesin që të imponon një ditë publike me kamera e blice, nuk i reziston gjatë buzës së turmës. Jep e merr me gruan që e shoqëron, rrotullohet, disa herë ajo e disa herë koka e saj, dhe zhvendoset. E lë buzën e turmës për të ndërtuar, nga jashtë, një raport tjetër me të: atë të soditëses.
Jozefina Topalli është në po atë istëm njerëzor. Nuk bën pushim duke takuar njerëz, të cilët e përqafojnë dhe bëjnë selfie me të. Edhe ajo i largohet buzës së turmës, por duke bërë brenda, jo jashtë. Instinkti i turmës e mbështjell trupin e saj.
Trupat e tyre (jo fizikë, por politikë) janë dëshmi e pranisë së shtresave, në Partinë Demokratike që udhëhiqet nga Lulzim Basha.
Ai ngjitet në skenë dhe turma, e gjitha, në qendër dhe në buzë, reagon. Emri 'Basha, Basha' gjëmon në Bulevard, ngjitet lart dhe sikur bie poshtë në duar që përplasen apo ngrihen lart me dy gishta, duke çarë ajrin me V-në e fitores.
Turma e bën, gjithmonë, zgjedhjen e vet. Cilido qoftë marzhi i gabimit në atë zgjedhje, çka mbetet hyn në histori si 'vendim i popullit'.
Basha falenderon shqiptarët e majtë që nuk iu bashkuan dot protestës, por edhe Policinë e Shtetit, së cilës i garanton 'jopërplasjen'. Trupi i turmës shkundet dhe gjëmimi i gjoksesve shndërrohet në duartrokitje miratuese. Lart mbi taracën e Kryeministrisë, mbërthyer me antiplumbë, snajpera e dylbi, policët specialë buzëqeshin.
Me buzë në gaz po thonë 'e dimë se kjo ishte një 'training day'', dhe se kërcënimi i asnjë dhune nuk pritej. Ky popull poshtë tyre zgjatet, jo nga ndërtesa ku qëndrojnë deri te Ministria e Brendshme, por nga 18 shkurti e këtej.
Demonstrativ, por i paqtë. Rezistent dhe europian.
Edhe Basha flet për paqen dhe qetësinë në zemra, të cilën ua kërkoi kur i ftoi në shesh, dhe ua lut edhe tani që do të kthehen në 'qytetet dhe fshatrat e tyre'.
Nuk e thotë, por si një kureshtje, në fjalët e tij duket sikur ngre krye premtimi se do të mblidhen sërish në këtë shesh. Nuk e thotë, por spikama e 18 qershorit është në atë të mosthënë.
A mund të kish datë tjetër më të mirë? Populli që zgjedh duhet të takohet me atë që voton. Me paqe në zemër, por duke e bërë luftën me anë të pranisë. Sot, e deri në fund.
Fjalitë e Bashës fillojnë e tendosen dhe bëhen më të shkurtra. Eshtë shenja se ai po kërkon fjalët dhe tingujt, që mbylljen të mos e bëjë të duket si ikje, por si thirrje për një tjetër takim.
Turma e kupon dhe shtendoset. Si një liqen të cilit i kanë hapur digën vrundujt e njerëzve derdhen shtigjeve të hapura nga intuita.
Si mbaroi kështu, pa dhunë? Si nuk na lanë 'këta demokratët' që të rrotulloheshim në jargët e zeza të një stigme që e kemi prodhuar për ta në dy dekada? Me kujdesin e Ramizit dhe vrerin e Nexhmijes.
Pyesin velinat e pushtetit dhe bëjnë gati sondazhin e ri: A do të ketë dhunë në protestat e 100 viteve të ardhshme?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38