Flash News

KRYESORE

Shenja që do të ndahet në prag të Shën Valentinit sipas astrologes Meri

Shenja që do të ndahet në prag të Shën Valentinit sipas

Astrologia Meri Shehu ka lajme jo të mira për disa nga shenjat e horoskopit. Sipas saj, do të ketë probleme në anën profesionale, por edhe në atë private, si prishje e planeve apo edhe ndarje në çift.

Sipas përshkrimit të Merit, Demi do të gjendet në një situatë të vështirë ku pas një tradhtie mund të vijë dhe ndarja.

Parashikimi i shenjave si më poshtë:

Dashi – Situatë shumë shpërthyese dhe nervozizëm. Të papritura dhe surpriza.

Demi – Prapaskena, kundërshtarë, tradhti dhe shpërthim i brendshëm nervor.

Binjakët – Përmbysje e papritur e planeve dhe kthesa të rrezikshme.

Gaforrja – Rrëshqitje e papritur e situatave nga kontrolli juaj në karrierë dhe jetë personale.

Luani – Vështirësi ligjore dhe pengesa në udhëtime. Kujdes në hapje te reja.

Virgjëresha – Shpenzime të tepërta ekonomike paqëndrueshmëri psikologjike dhe erotike.

Peshorja – Përballje të forta me partneritet surpriza në kontrata dhe ndarje në biznese apo çift.

Akrepi – Luftë për dominancë dhe joshje në punë. Situata elektrizuese dhe ndryshime të papritura.

Shigjetari – Xhelozi dhe shpërthime në dashuri. Njohje të reja të papritura shumë të furishme.

Bricjapi – Një çështje karriere merr fund në mënyrë të papritur dhe debate në familje.

Ujori – Një problem me komunikimin në ditën e sotme apo me makinat e kompjuterat ju nervozon.

Peshqit – Mos u nxitoni të thoni fjalën e fundit apo të gabuarën pasi do ju kërkojnë dëmshpërblim.

Të fundit