Flash News

KRYESORE

Shenja tërheqje nga Veliaj: Koha për një pakt kombëtar

Shenja tërheqje nga Veliaj: Koha për një pakt kombëtar

Para protestës së sotme të opozitës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shfaqur qëndrime më racionale. Sipas tij, vendi ka nevojë për një pak kombëtar, pasi ajo që i bashkon qytetarët është më e rëndësishme se ajo që i ndan.

“Është koha të bëjmë një pakt bashkë, në një kohë sfiduese për vendin, që të paktën për Shqipërinë, për Tiranën të flasim mirë. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, opinione, parti të ndryshme, mund të kemi anëtarësi të ndryshme. Në fund të ditës, Tiranën e kemi bashkë dhe kjo që na bashkon është shumë herë më e rëndësishme se ajo që na ndan”, u shpreh Veliaj, gjatë një takimi që zhvilloi me operatorët turistik në vend.

Erion Veliaj shtoi më tëj se nuk ka më kohë për një 97-të të dytë. “Teksa kalojmë këto ditë sfiduese, jam i bindur që pas datës 30 qershor, jo vetëm do rikthehet fuqishëm turizmi, por teksa edhe ata që me kokat e nxehta do shkojnë të freskohen në plazh, do reflektojnë dhe do kuptojnë se ky vend nuk është më ‘97”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku, deri më sot ka pasur qëndrime radikale, duke u shprehur mes të tjerash se zgjedhjet pa opozitën janë demokratike dhe do të pranohen nga faktori ndërkombëtarë.

Të fundit