Flash News

KRYESORE

Shenjat që tregojnë se tiroidet nuk janë aktive sa duhet

Shenjat që tregojnë se tiroidet nuk janë aktive sa duhet

Tiroidet janë gjëndëra të vogla që ndodhen rreth kanalit tuaj të frymëmarrjes dhe kanë si funksion  të kontrollojnë metabolizmin e trupit.

Kjo “nënë e të gjitha gjëndrave” është e ndjeshme ndaj mosfunksionimit dhe kur kjo ndodh, ajo vepron në mënyra të ndryshme . Mund të prodhojë hormon të tepërt ose nuk prodhon mjaftueshëm.

Tiroidet prodhojnë hormone që kontrollojnë mënyrën se si trupi përdor energjinë.

Mosprodhimi i këtyre hormoneve mund të çojë në një ndjenjë depresioni dhe letargjie. Gjëndrat tiroide dhe laringu janë të vendosura shumë afër njëra-tjetrës.

Pra, çdo mosfunksionim i gjëndrës tiroide mund të ndikojë në ndryshimin e zërit. Mbajtja e lëngjeve, një simptomë e zakonshme e tiroideve, mund të shkaktojë dhimbje në muskujt dhe nyjeve. Shpesh kjo dhimbje ndjehet rreth këmbëve dhe përkeqësohet me aktivitet fizik.

Edhe pse arsyeja nuk është e njohur plotësisht, hulumtimi ka identifikuar qartë lidhjet midis mosfunksionimit të tiroides dhe humbjes së dëgjimit.

Një oreks i tepërt mund të jetë një shenjë e tiroideve si lirim i tepruar të hormoneve në trupin tuaj.

Të fundit