Flash News

KRYESORE

Shënohen 154 raste të reja, Ministria e Shëndetësisë konfirmon 5 viktima nga COVID

Shënohen 154 raste të reja, Ministria e Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shënuar 154 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, ndërkohë që kanë humbur betejën me virusin 5 pacientë të infektuar.

Viktimat janë një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 870 testime, ndërkohë që 117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (25 Gusht 2020)

Testime totale 57874

Raste pozitive 8759

Raste të shëruara 4530

Raste Aktive 3970

Humbje jete 259 (Qarku Tiranë 123, Durrës 37, Shkodër 35, Fier 12, Korçë 12, Elbasan 11, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1994

Durrës 510

Shkodër 304

Fier 180

Lezhë 176

Korçë 191

Vlorë 142

Kukës 140

Elbasan 155

Berat 78

Gjirokastër 49

Dibër 51

Të fundit