Flash News

KRYESORE

Shënohet incidenti i parë në protestën e opozitës, i pranishëm edhe Stresi

Pak minuta pasi ka mbaruar fjalën e tij kreu i PD Lulzim Basha dhe pas marshimit të tij drejt sheshit “Skënderbej” shënohet incidenti i parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, por këta të fundit nuk i kanë lejuar çka ka shkaktuar një moment tensioni mes tyre dhe protestuesit, të cilët janë shfaqur mjaft të revoltuar.

I pranishëm në këtë moment përplasje ka qenë edhe reperi i njohur Stresi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj. Më herët, këngëtari tha se ka ardhur në protestë për të mbështetur akuzën e PD, për largimin e Ramës e ministrit Xhafaj.

Protestuesit, në shenjë proteste kanë hedhur edhe flakadanë dhe vezë në drejtim të kryeministrisë, për largimin e ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë, zyrtarët e PD kanë ndërhyrë menjëherë dhe u kanë kërkuar protestuesve të mos shënojnë incidente.

Të fundit