Flash News

KRYESORE

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në

Një pacient ka humbur jetën si pasojë e COVID19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktima është një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Ndërsa dita e sotme shënon tre viktima në total prej pandemisë.

Lexoni edhe:

https://politiko.al/rritet-numri-i-te-infektuarve-me-covid-19-ne-shqiperi-msh-72-raste-te-reja-ne-24-oret-e-fundit-sherohen-38-paciente/

Të fundit