Flash News

KRYESORE

Shënohet rasti i pestë me koronavirus në Greqi

Shënohet rasti i pestë me koronavirus në Greqi

Sot u shënua rasti i peste me koronavirus në Greqi.

Sipas mediave greke, mësohet se e prekura është një grua në Selanik.

Po ashtu njoftohet se ajo ka pasur kontakt me të infektuarën e parë me koronavirus në Greqi.

Ndërkohë në Selanik dhe Athinë janë mbyllur disa shkolla ndërsa njerëzit po vrapojnë drejt supermarketeve nga frika se virusi do të përhapet edhe më tej, duke kanë marrë masa paraprake nëse do të jetë e nevojshme të izolohen.

Theksojmë se 4 personat pozitivë për infeksionin e ri koronavirus vazhdojnë të trajtohen në Athinë dhe Selanik dhe janë në gjendje të mirë.

Të fundit