Shënohet viktima e 22-të nga Covid-19 në vend

Ka shkuar në 22 bilanci i viktimave nga koronavirusi në vend.

Pak më parë ka humbur jetën një pacient 90-vjeçar në Spitalin Infektiv.

90-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Deri tani numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë është 377 persona.