Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e pestë në Itali, 50 mijë banorë në karantinë

Shënohet viktima e pestë në Itali, 50 mijë banorë

Shënohet viktima e pestë nga coronavirusi në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima e radhës është një 88-vjeçar nga Caselle Landi, në zonën e Lodi.

Këtë e konfirmoi kreu i mbrojtjes civile Angelo Borrelli.

Sipas tgCOM24, deri tani janë konfirmuar 219 raste të infektuar me virusin COVID-19, por lajmi i mirë është se një prej tyre u shërua plotësisht.

Sipas mediave italiane 12 qytete si Lombardia Piemonta, Veneto, Emilia Romagna, Trentino, Lazio me rreth 50 mijë banorë janë karantinuar për t’u mbikëqyrur.

Lombardia është rajoni me numrin më të madh të infeksioneve, deri më tani 167. Milano  është zbrazur pasi shkollat janë mbyllur, metro dhe trenat janë boshatisur.

Të fundit