Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e parë jashtë Kinës nga Koronavirusi

Shënohet viktima e parë jashtë Kinës nga Koronavirusi

Është shënuar viktima e parë jashtë Kinës nga koronavirusi, Filipinet e kanë konfirmuar dhe raportuar këtë rast. Viktima është një 44 vjeçar nga Wuhan aty ku edhe shpërtheu virusi. "Ai shfaqi probleme kur arriti në Filipine,"- tha në një deklaratë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërsa në Evropë deri më tani numri i rasteve të infektuar ka arritur në 22, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qeveritë në të gjithë botën që të përgatiten për vënien nën kontroll të virusit nëse sëmundja përhapet masivisht.

Deri tani, në gjithë botën numërohen më shumë se 4 380 persona të infektuar në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave është 304.

Të fundit