Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

Një i moshuar 82- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka humbur jetën nga koronavirsui në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babai i tyre ka ndërruar jetë përmes një postimi në Facebook, raportojnë mediat e Kosovës.

82 vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera, por njëkohësisht ka qenë i prekur edhe me koronavirus, dhe i shtruar në Klinikën Infektive në QKUK.

Nga e njëjta familje kanë qenë të prekur babai, djali dhe vajza.

Numri i të prekurve me codiv 19 në Kosovë ka shkuar në 31.

Qeveria apelon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Të fundit