Flash News

KRYESORE

Shënoi 3 gola kundër Azerbajxhanit, Arbër Zeneli humbi gjyshin pak orë para ndeshjes

Shënoi 3 gola kundër Azerbajxhanit, Arbër Zeneli humbi gjyshin

Mbrëmë kombëtarja e Kosovës arriti të fitonte përballjen kundër Azerbajxhanit me rezultatin e thellë 4-0.

Protagonisti  kryesor i kësaj ndeshje ishte Arbër Zeneli, i cili arriti të shënonte tre gola.

Por pak orë para ndeshjes, gjyshi i Arbër Zenelit ishte ndarë nga jeta dhe futbollisti nuk ishte njoftuar nga familjarët për këtë fatkeqësi.

Ata kishin vendosur që mos t'i tregonin deri në përfundmin të ndeshjes.

Varrimi i të ndjerit Zeki Zeneli është bërë sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Të fundit