Flash News

KRYESORE

Shënoi dhe më pas gaboi, Griezmann flet pas humbjes ndaj ish-ekipit

Shënoi dhe më pas gaboi, Griezmann flet pas humbjes ndaj ish-ekipit

Antonie Griezmann sonte e shijoi në maksimum ndeshjen me Atletico Madridin, deri kur shënoi golin e tij. Kaq ishte, sepse më pas ndeshja foli e gjitha për bardhekuqtë. Barcelona humbi 2-3 në një sfidë delikate dhe tashmë në finalen e Superkupës së Mbretit shkoi Diego Simeone me "ushtarët" e tij.

Edhe pse shënoi golin e dytë për katalanasit, kampioni i botës - ish-lojtar i madrilenëve - ishte fajtor në golin e tretë që pësoi Ter Stegen. Francezi humbi topin që i dha frymë kundërsulmit të ekipit rival.

"Duhet pranuar se bëmë gabime dhe Atletico i shfrytëzoi në maksimum. Ata ishin më të freskët fizikisht. Janë detajet e vogla ato që të bëjnë të humbasësh", deklaroi Griezmann. I pyetur për VAR-in, ai u shpreh: "Teknologjia është për të ndihmuar. Ndonjëherë është kundër nesh, por nuk kemi se çfarë të bëjmë".

Të fundit