Flash News

KRYESORE

Shënoi dopietë në ndeshjen e parë të sezonit, Messi çon Barcelonën në kuotën e 6000 golave

Shënoi dopietë në ndeshjen e parë të sezonit, Messi

Barcelona e Messit e ka nisur sezonin 2018-2019 me këmbën e mbarë, duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Deportivo Alaves.

Ekipi i Valverde, e mbylli pjesën e parë pa gola, ndërsa në minutën e 64’ ishte Lionel Messi ai që zhbllokoi shifrat.

Kështu Messi shënoi golin e  6000-të me skuadrën katalanase në historinë e La Ligas.

Më pas ishte Philippe Coutinho, i cili shënoi në minutën e 83-të dhe përsëri “pleshti” në minutat shtesë çoi rezultatin në 3-0.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja e ardhshme e Barcelonës është kundër Valladolidit.

Të fundit