Flash News

KRYESORE

Shënoi gol kundër Liverpool-it, Saul: Ne jemi Atletico Madrid

Shënoi gol kundër Liverpool-it, Saul: Ne jemi Atletico Madrid

Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez, të martën shënoi golin e vetëm të fitores së bujshme kundër Liverpool. Pas ndeshjes, spanjolli foli për gazetarët duke theksuar forcën e karakterit që bardhekuqtë kanë.

“Ka pasur shumë kritika të padrejta kundër nesh këtë sezon, por sot treguam se kush jemi. Në fund të fundit, jemi Atletico Madrid dhe jam i bindur se të gjithë tifozët tanë janë me ne deri në fund, çfarëdo që të ndodhë", u shpreh Saul.

"Sot bëmë një ndeshje të madhe dhe tashmë jemi gati vetëm për festë”, tha mesfushori, i cili shënoi që në minutat e para kundër kampionëve të Europës.

Të fundit