Flash News

KRYESORE

Shënoi golin e parë me bluzën e Milanit, Higuain motivon shokët e ekipit

Shënoi golin e parë me bluzën e Milanit, Higuain motivon

Mbrëmjen e djeshme, Milani luajti ndeshjen e tretë në kampionat, ku nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 1-1.

Ishte skuadra e Cagliarit ajo që kaloi e para në avantazh në minutën e 4' me anë të Joan Pedro, dhe më pas Gonzalo Higuaim gjeti portën e kundërshtarit duke barazuar kështu shifrat në minutën e 55'.

Ky ishte goli i parë i argjentinasit me fanellën e Milanit dhe ai është shprehur shumë i lumtur për këtë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Higuain, ka motiviur shokët e skuadrës të ecin përpara.

"Forca djema, vazhdojmë! Jam i lumtur për golin tim të parë me fanellën e Milanit", ka shkruar Gonzalo në Insatgram.

Kujtojmë se Higuain u transferua nga Juventusi në merkaton e kësaj vere.

https://www.instagram.com/p/BnzOhxTnKMd/?hl=en&taken-by=gonzalohiguain9_

Të fundit