Flash News

KRYESORE

Shënon Memushaj, Shqipëri-Izrael 3-0

Shënon Memushaj, Shqipëri-Izrael 3-0

Pas Sadikut i cili shënoi dy gola në Izrael duke kaluar në avantazh Shqipërinë ka shënuar sërish Memushaj duke çuar rezultatin në 3-0.

Kombëtarja shqiptare po zhvillon transfertën ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren pasi vijnë nga një periudhë aspak pozitive ku kanë regjistruar 5 humbje rradhazi.

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt në grupin G me 6 pikë ndërsa Izraeli gjendet një pozicion më lart me 9 pikë.

Formacionet zyrtare Izrael: Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi

Trajner: Elisha Levi

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Roshi, Abrashi, Memushaj, Hyka, Sadiku

Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtar: Aleksei Kulbakov (Bjellorusi)

 

Të fundit