Flash News

KRYESORE

“Shërbëtori i Shullazit është deputet i PS”

“Shërbëtori i Shullazit është deputet i PS”

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Lulzim Basha, ka reaguar ndaj dëshmisë së deputetit socialist të Durrësit Jurgen Çyrbja, gjatë seancës gjyqsore të çështjes së Emiljano Shullazit.

Sipas Bashës prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar.

Statusi i plotë:

Deputeti socialist i Durrësit Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxorri në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve. 

Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit.

Të fundit