Flash News

KRYESORE

Shërbeu për dy mandate, ndahet nga jeta ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac

Shërbeu për dy mandate, ndahet nga jeta ish-presidenti i Francës,

Është ndarë sot nga jeta ish presidenti i Francës, Jacques Chirac.

Presidenti francez që shërbeu për dy mandate ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet, ndërsa do të mbahet mend edhe për futjen në përdorim të monedhës euro në vend.

Po ashtu, ai u përfol në disa skandale korrupsioni disa vite pasi kishte lëne postin e Presidentit.

Gjatë qëndrimit në detyrë në vitet 1995 në 2007, Chirac kujtohet për kundërshtinë e tij të hapur për luftën në Irak, duke dalë kështu kundër ish kryeministrit britanik Tony Blair dhe presidentit amerikan të George W Bush. Ai gjithashtu i mbijetoi atentatit në vitin 2002, kur një person i armatosur e qëlloi gjatë një parade.

Të fundit