Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Shërbimi diplomatik/ Cakaj: Kemi 12 vende të lira për ambasadorë të Shqipërisë
Pas reformave të ndërmarra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku një sërë dipolmatësh u transferuan dhe të tjerë u liruan nga Shërbimi Diplomatik, tashmë i jepet mundesia të rinjve që të bëhen pjesë e diplomacisë shqiptare.
Me anë të një postimi në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë lajmin se 12 pozicione janë të lira në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.
Ministri thotë se kjo shpallje është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare.
“Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi cilësisht të dalluara në përgjithësi. Kjo gjeneratë e re diplomatësh do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë!”, shkruan Cakaj.
Ndër të tjera ai sqaron se procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të ardhshëm dhe shërbyesëve civilë të rinj do të jetë i mbështetur tërësisht mbi merita profesionale dhe vlerësime objektive. Shumë shpejt Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të shpallë edhe më tepër vende të lira për diplomatët e ardhshëm për të ndërtuar një shërbim të shkëlqyer diplomatik.
Të gjithë të interesuarit për t’iu bashkangjitur trupës diplomatike të Shqipërisë,t’u drejtohen referencave vijuese:
http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1826
http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1825
http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1824