Flash News

KRYESORE

Shërohen 90% e mjekëve dhe infermierëve të infektuar me Covid në Shqipëri

Shërohen 90% e mjekëve dhe infermierëve të infektuar me

Gati 90% e mjekëve dhe infermierëve të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri, tashmë janë shëruar. Kështu bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasitrliu me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga Covid është plotësisht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm”, thotë ministrja.

Ndërkohë, vetëm në 24 orët e fundit, janë shëruar 1 mjeke dhe 2 infermiere të prekura nga koronavirusi. “1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga Covid-19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit”, shkruan Manastirliu.

Megjithatë, ministrja nuk thotë se sa është numri i përgjithshëm i personave personel shëndetësor mjekë dhe infermier janë infektuar nga koronavirusi. Gjithsesi lajmi i mirë është se asnjë mjek apo infermier nuk ka humbur jetën në vendin tonë për shkak të virusit.

Të fundit