Shërohen nga koronavirusi dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”

Shërohen nga koronavirusi dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.

Deri më tani janë shëruar në total 40 pacientë, prej të cilëve 8 mjekë.

“Edhe 2️⃣ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik❗
Shkon në 8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës🙏🏼
Deri tani janë 4️⃣0️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛”, shkruan Manastirliu.