Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shërohet 84-vjeçarja me COVID-19. Nënë Rukija lë ambientet e Spitalit Infektiv
Një tjetër paciente e moshuar ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv e shëruar nga COVID-19. Ajo është nënë Rukija, plot 84 vjeç, e cila gjatë të mërkurës është larguar nga pavionet e Infektivit, ku u trajtua për COVID-19. Lajmin e dha Ministrja Manastirliu, që shkruan në Facebook, se kanë lënë spitalin gjithashtu dhe 8 pacientë të tjerë, pjesë e 154 personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e rëndë.
“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin Infektiv e shëruar nga COVID-19. 8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor kanë mundur COVID-19”, shkruan Manastirliu.
Shërimi i pacientëve nga COVID-19 është një tjetër lajm i mirë për vendin tonë, që prej 8 marsit konfirmoi zyrtarisht pacientin e parë me koronavirus. Megjithatë, të paktën 22 persona e kanë humbur betejën me COVID-19. Të moshuarit dhe ata që kanë pasur sëmundje kronike kanë qenë më të riskuarit nga kjo sëmundje.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/925151387940912/?type=3&theater