Flash News

KRYESORE

Shërohet 'Pacienti i parë' me COVID-19 në Itali, së shpejti bëhet baba

Shërohet 'Pacienti i parë' me COVID-19 në Itali,

Mattia, i infektuari i parë në Itali, sot ka lënë spitalin pasi është shëruar. Pas 30 ditësh në luftë me jetën, ai ja ka dalë të mundë koronavirusin dhe sot do të kthehet në shtëpi.

Ky lajm është pritur shumë mirë dhe me gëzim në Itali. Por Matia ka humbur babanë me koronavirus, i cili nuk ia doli dot pasi kishte probleme dhe me zemrën.

Ai ndodhej në spitalin e Pavias dhe për një kohë të gjatë, rreth 18 ditë mori mjekim intensiv dhe mjekët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Mattia së shpejti do të bëhet baba për herë të parë dhe bashkëshortja e tij është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Të fundit