Flash News

KRYESORE

Shërohet pacientja zero me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shërohet pacientja zero me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se pacientja e parë në Maqedoni me koronavirus është shëruar. Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ. Pacientja ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpi.

Mediat maqedonase raportojnë se gjendja e pacientëve të tjerë me kooronavirus paraqitet e stabilizuar, ndërkohë, vetëm një person është në intubim.

Për 5 pacientë të tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Rezultate priten edhe për tre persona të tjerë të dyshuar me virus.

Të fundit