Flash News

KRYESORE

Sherr me armë në Tiranë, plagosen tre persona

Tre persona janë përplasur me armë ditën e sotme ku si pasojë kanë mbetur të plagosur. Burime nga policia bëjnë me dije se përleshja ka ndodhur në rrugën “Zydi Herri” pranë urës së Institutit Bujqësor.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është në rrezik për jetën, ndërsa dy të tjerët janë me lehtë. Njëri prej tyre është identifikuar me emrin Korab Peposhi, 40-vjeç nga Kukësi. 

Ende nuk ka informacione të detajuara për këtë ngjarje të rëndë, por policia po vijon hetimet.

 

Të fundit